Mitaj drejt Al Ittihad, aty e presin yje botëror

23:11 | 2 Shtator 2024
D.H

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj pritet të vazhdojë karrierën te skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite.

Mitaj do të jetë fillimisht huazim, ku transferimi i tij kap vlerën e 1.2 milion euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar që ishte pjesë e Lokomotivës së Moskës, do të luajë së bashku me disa kampionë si N’Golo Kante, Karim Benzema e shumë të tjerë.

Marrëveshja është arritur nga agjenti i lojtarit, Silvio Pagliari, i cili po ashtu i ka siguruar lojtarit një pagë të majme.

Bëhet e ditur se shqiptari do të përfitojë një pagë të majme prej 3 milionë euro në vit te skuadra e tij e re.

Mario Mitaj do të ketë trajner te skuadra arabe, një emër të njohur të futbollit botëror, si francezi Lauren Blanc. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme