Mirlind Daku ka gjetur për herë të tretë rrjetën në Superligën e Kroacisë.
Sulmuesi nga Kosova në fitoren e Osijekut 3:1 ndaj Lokomotiva Zagrebit këtë të premte ka gjetur rrjetën në minutën e 88′, derisa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 77′ në vend te Bockaj. Dy gola të tjerë për Osijekun erdhën nga Nejasmic 40′ dhe Fiolic 96′, derisa për mysafirët realizoj Kulenovic 9′.
Për Lokomotivën e Zagrebit si zëvëndësues ka luajtur edhe Arbër Hoxha, i cili hyrë në minutën e 90′.
Osijeku me këtë fitore mbetet në pozitën e parë me 34 pikë, kurse Lokomotiva e Zagrebit në vendin e pestë me 22 sosh.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...