Miridon Vllasaliu merret me një sport që është shumë pak i njohur në vendin tonë.
21-vjeçari merret me çiklizëm në disiplinën ‘Downhill’ derisa sukseset nuk janë duke i munguar, përcjellë arbresh.info.
Vllasaliu pasionin për sportin e veçantë e ka nisur qysh në moshë të vogël derisa në një intervistë për arbresh.info ka rrëfyer sukseset e tij.
“Si fëmijë gjithnjë e kam dashur biçikletën dhe kam përcjellë garues të shteteve të huaja. Kam parë që mund të bëjë ekzibicione të ndryshe dhe kam nisur që të merrem seriozisht me këtë sport”, ka thënë Miridon Vllasliu të hënën për arbresh.info.
Vllasliu tashmë e ka dëshmuar veten edhe në gara jashtë Kosovës.
“Kam marrë pjesë në vitin 2016 në ‘Downhill’ në Shqipëri dhe e kam zëne vendin e parë. Edhe sivjet sërish kam marrë pjesë në katër gara dhe në të gjitha e kam zënë vendin e parë”, zbuloi Miridon Vllasaliu.
Miridoni aktualisht është pjesë e skuadrës MTB Theranda.
Në pyetjen sa ai i vlen që në Kosovë të merresh me një sport të tillë, Vllasaliu deklaroi:
“Vullneti i madh, familja, shoqëria dhe pasioni më shtynë që të vazhdojë me këtë sport sepse përfitime nga ana financiare nuk ka momentalisht”.
Vllasaliu nuk e ka ndërmend që të ndalet derisa pret që të përkrahet edhe nga shteti në mënyrë që ta përfaqësojnë Kosovën edhe në gara ndërkombëtare.
“Qëllimi im është që të arrijë majat në këtë sport. Nëse gjejë përkrahje, nuk e kam ndërmend që të ndalem”, përfundoi Miridon Vllasaliu. /arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...