Cristiano Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i Juventusit, firmat janë hedhur në kontratë dhe sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.
5 herë fituesi i topit të Artë do të lujë me “Zonjën e Vjetër”, skuadrën kampione te Italisë dhe është konfirmuar se do të mbajë fanellën me nr.7.
Por cili është lojtari që e ka mbajtur të veshur këtë fanellë gjatë sezonit të fundit? ai është kolumbiani Juan Cuadrado, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka mirëpritur portugezin në skuadrë. Jo vetëm kaq, por ai ka deklaruar se do t’i dorëzojë fanellën me nr.7, që e ka mbajtur te veshur.
“Mirësevjen te Juventusi Cristiano, te skuadra më e mirë. Nder për mua të të dorëzoj fanellën me nr.7”, ka deklaruar Cuadrado, që tashmë do t’i duhet të mbajë të veshur fanellë me nr.16, që e ka pas mbajtur dikur.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...