Mirandes, klub i Ligës së dytë e eliminon Sevillan nga Kupa e Mbretit

22:52 | 30 Janar 2020
Arbresh Info

Mirandes ka mposhtur Sevillan me rezultat 3 – 1, për t’iu bashkuar klubeve të tjera të kualifikuara në çerekfinale.

Matheus Aias në minutën e shtatë zhbllokoi shifrat ndërsa i njëjti lojtar në minutën e 30-të shënoi golin e dytë,rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin disa mundësi të mira, derisa vendasit në minutën e 54-të mund të trefishonin rezultatin, por Pena dështoi nga pika e bardhë kurse Alvaro Rey në minutën e 85-të vulosi fitoren.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Nolito në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+1), rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

 

Kundërshtari i radhës Mirandes do zbulohet pasi të hedhet shorti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme