Mediat spanjolle raportojnë që Barcelona është në garë për mesfushorin kreativ të Juventusit, Miralem Pjanic.
Në përgatitje për jetën pas Andrs Iniestas, “Blaugranët” duken të vendosur për të rekrutuar mesfushorin këtë verë, ndonëse superylli Marco Verratti i PSG-së raportohet të jetë shënjestra e tyre kryesore.
Megjithatë, nëse gjiganti në Francë refuzon të filloj negociatat për shitjen e tij, Barcelona do të kthej vëmendjen te Miralem Pjanic.
Reprezentuesi boshnjak vazhdoi me formën e mirë edhe pas largimit nga AS Roma duke shënuar pesë herë dhe duke krijuar nëntë asistime brenda 30 paraqitjeve sezonin e kaluar.
Drejtorët e “Zonjës së Vjetër” mësohet se nuk dëshirojnë të lejojnë largimin e një ylli të tyre, por është e qartë që Barcelona ka më shumë shanse për të siguruar shërbimet e Pjanicit sesa Verratit./arbresh.info
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...