Mesfushori i Juventus-it, Miralem Pjanic është duke e konsideruar mundësinë për të kaluar te Chelsea gjatë verës.
Boshnjaku është i lidhur me largimin nga “Allianz Stadium”, ndërsa transferimi te Barcelona shihet si i pamundur, transmeton portali arbresh.info.
“Blutë” janë një ndër skuadrat e interesuar për Pjanic dhe thuhet se janë të hapur për shkëmbimin me Jorginho-n.
Sipas Corriere dello Sport, klubi londinez është në kontakte me Pjanic, kurse 30-vjeçari e ka pranuar se koha e tij në Itali mund të përfundojë.
I interesuar për shërbimet e Pjanic pos Barcelonës e Chelsea-s është edhe PSG-ja./arbresh.info.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...