Kombëtarja e Femrave ka fituar miqësoren me Malin e Zi me rezultatin 5:3. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e ka mbyllur pjesën e parë në disaavantazhin e dy golave, por në të dytën e ka kthyer rezultatin.
Për vajzat kuqezi kanë shënuar Jashari, Hashani, Gjini, Memedov dhe Begolli, të cilat i dhanë fitoren Kombëtares.
Kjo ishte miqësorja e parë e zhvilluar, ku në “Elbasan Arena” nga minuta e parë zbritën këto lojtare: Rexhepi, Rrahmani, Curraj, Maliqi, Doci, Hashani, Proto, Lulaj, Lipe, Elezaj dhe Memedov.
Më datë dy mars, Shqipëria do të luajë një tjetër ndeshje miqësore me Malin e Zi, por këtë herë në Shkodër.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...