Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një seancë stërvitore këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes me Kosovën në Zyrih, e është transferuar për në Verbier, një qytet afër Evianit, ku është parashikuar të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore me Ukrainën.
Por, zhvillimi i saj mbetet ende në pikëpyetje.
Sipas programit të kuqezinjve, nga e enjtja e 31 majit e në vijim parashikohet vetëm një seancë stërvitore në ditë, në pritje të një vendimi të dytë dhe zyrtar sa i përket ndeshjes me ukrainasit.
Kjo ndeshje është parashikuar të luhet në Evian, por përfaqësuesja e Ukrainës ka shprehur rezerva për stadiumin ku pritet të luhet ndeshja, e për këtë arsye palët janë ende në diskutim.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të respektojë kontratën me kompaninë që ka marrë përsipër zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, duke vazhduar përgatitjet deri në datën 3 qershor, kur është parashikuar të luhet miqësorja e dytë me Ukrainën.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...