Në kabinetin e saj sot ministrja Vlora Dumoshi priti Kampionin Botëror të Boksit Haxhi Robin Krasniqi. Ministrja theksoi që të gjithë jemi në emocionet e krenarisë për marrjen e titullit të Kampionit Botëror.
“Kjo fitore e jotja flet shumë për shtetin e Kosovës. Na ke bërë shumë krenarë, një djalë kosovar i cili me shumë mund dhe përpjekje ka arritur ta fitojë titullin Kampion i Botës, kjo vërtet na bënë të krenarë të gjithëve,” tha ministrja Dumoshi.
Ministrja Dumoshi e njoftoi sportistin Haxhi Robin Krasniqi për punët dhe projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i premtuar përkrahje institucionale. Ajo i tha se ne jemi të gatshëm që çdo iniciativë që vjen nga ju ta përkrahim dhe do t’ju qëndrojmë mbrapa si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kampioni Botëror në Boks Haxhi Robin Krasniqi falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe tha se “është kënaqësi dhe krenari e madhe kur shteti im e respekton kaq shumë dhe i gëzohet fitores sime. Kam marrë shumë mesazhe nga të gjithë dhe kjo është mbështetja më e madhe. Për këtë ndeshje kam kaluar një sakrificë 16-vjeçare ku ka pasur zhgënjime dhe gëzime. Ka qenë një rrugë shumë e mundimshme por ka qenë qëllimi kryesor edhe ëndrra më e madhe që një ditë ta nderoj edhe shtetin tim me titullin e botës.”
“Ne shqiptarët kemi shumë talente, shumë sportistë të mirë. Është e admirueshme kur ju jepet mundësia për të treguar veten e tyre. Një ëndërr e imja u realizua, ndërsa ëndrra tjetër e imja është që një ditë ta mbroj titullin e Kampionit Botëror në Kosovë, në mënyrë që t’i tregoj botës për vendin tim.” – tha kampioni Krasniqi./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...