Në kuadër të investimeve në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, me qëllim të realizimit të projektit kapital në vlerë prej 350 mijë euro për “Ndërtimin e Sallës së Sportit në Vrellë”.
Ky projekt pritet të realizohet gjatë viteve 2017/18.
Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të MKRS-së në fushën e sportit, ku hyn edhe përmirësimi i infrastrukturës, i cili është edhe një prej objektivave të Qeverisë së Kosovës.
Ai po ashtu tha se realizimi i këtij projekti do të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Istogut me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive.
Ndërkaq, kryetari i Istogut Haki Rugova, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Istogun.
Ai tha se ndërtimi i Sallës së Sportit në Vrellë është shumë i dobishëm për banorët e sportistët e tërë Komunës së Istogut sepse atyre do t’u mundësohet të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet sportive.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...