Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës ku mori pjesë në përurimin e Stadiumit të Komunës së Kamenicës.
Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi është pritur nga kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati me të cilin nënshkroi dy memorandume bashkëpunimi.
Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare të projekteve: “Rregullimi i Stadiumit të Qytetit të Kamenicës” me 350 mijë euro dhe “Renovimi i Qendrës Rinore në Kamenicë” me 75 mijë euro.
“Memorandumet e nënshkruara me Komunën e Kamenicës vijnë si rezultat i kërkesave dhe nevojave të këtij qyteti në fushën e sportit dhe të rinisë dhe po ashtu edhe i vendosmërisë tonë për të mbështetur projektet të cilat kanë për qëllim plotësimin e kushteve për realizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive dhe rinore”, u shpreh ministri Gashi.
Ai po ashtu tha se memorandumi i nënshkruar për Stadiumin i cili u përurua sot u bë me qëllim të avancimit të stadiumit në mënyrë që ky stadium të jetë në shërbim edhe të ekipeve elitare të Kosovës.
“Më vjen mirë që më në fund po e përurojmë këtë investim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ka qenë një stërzgjatje e projekteve në komunën tuaj por ne e kemi një përkushtim të veçantë për këtë lokalitet, për këtë komunë e cila ndoshta nuk ka pasur ndonjë përkujdesje të duhur të Ministrisë në të kaluarën por ne jemi të interesuar që edhe ky projekt që po përfundon sot por edhe projektet tjera siç janë Pallati i Sporteve e në të njëjtën kohë edhe Qendra Rinore të përfundojnë sa më parë që të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore”, tha ministri Gashi.
Ai po ashtu theksoi: “Ne jemi duke investuar në të gjitha komunat e Kosovës por Kamenica e ka një trajtim të veçantë dhe pjesa e investimeve për periudhën e ardhshme do të jetë shuma rreth 660 mijë euro”.
Në takimin me kryetarin e Komunës, Qëndron Kastrati, përveç tjerash u diskutua edhe për projekte të tjera në fushën e trashëgimisë kulturore.
Konkretisht u fol rreth projektit “Kompleksi Rexhep Malaj” dhe me theks të veçantë rreth projektit për Kullën e Nuhi Berishës.
Pas njoftimit nga ana e kryetarit Kastrati në lidhje me këto projekte, ministri Gashi u tregua i gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje të këtyre projekteve për restaurimin dhe konservimin e këtyre objekteve pasi siç tha ai realizimi i tyre ka rëndësi të madhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.
Në anën tjetër, kryetari Kastrati u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit.
Ai falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e tij e veçanërisht për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në të ardhmen për realizimin e projekteve të tjera edhe në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit