Sot delegacioni i FFK-së me presidentin Fadil Vokrri, kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, dhe treshen e gjyqtarëve: Genc Nuza kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët tashmë janë gjyqtarë ndërkombëtar dhe kanë drejtuar ndeshjen miqësore Turqia- Moldavia me një paraqitje të shkëlqyeshme, u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kujtim Shala.
Në këtë pritje ministri Kujtim Shala, ka përgëzuar presidentin e FFK-së, z. Fadil Vokrri dhe treshen e gjyqtarëve të cilët patën debutimin e tyre të parë në arenën ndërkombëtare, duke drejtuar ndeshjen Turqi-Moldavi.
Kjo është një e arritur e madhe për FFK-në dhe Kosovën, duke shpresuar se ky numër do të shtohet nga viti në vit. Ministri Shala u uroi shumë suksese dhe paraqitje të mirë në arenën ndërkombëtare dhe në atë vendore.
Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, ka falënderuar ministrin Shala për këtë pritje si dhe për mbështetjen që po i jep futbollit të Kosovës. Ndërkaq, në emër të treshes së gjyqtarëve u falënderua Genc Nuza , gjyqtar kryesor, i cili falënderoi ministrin Kujtim Shala për këtë pritje si dhe presidentin Fadil Vokrri për përkrahjen e angazhimin që ne të jemi pjesë e arenës ndërkombëtare dhe pa angazhimin e tij kjo nuk do të realizohej, jo vetëm pranimi në UEFA e FIFA, por edhe ky debutim i yni në një ndeshje kaq me peshë. Sikur që falënderojmë edhe ministrin Shala dhe MKRS si dhe gjithë të tjerët për mbështetje.
Në fund Genc Nuza i dhuroi ministrit disa rekuizita të gjyqtarëve nga ndeshja Turqi –Moldavi.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...