Luftëtari i UFC-së, u bë i njohur në kohën e fundit kur fitoi ndaj irlandezit Conor McGregor, në një meç të jashtëzakonshëm dhe shumë fitimprurës.
Ylli nga Dagestani, u bë i dashur edhe për publikun në Kosovë.
Ai ishte i pranishëm në inaugurimin e aeroportit të Stambollit, si shumë fytyra të tjera publike, si nga politika, po ashtu edhe nga biznesi dhe sporti.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është një nga ata është takuar me Khabib Nurmagomedovin.
Ai ka shfrytëzuar rastin që ta ruaj një foto kujtimi me luftëtarin e UFC.
Lluka me sarkazëm ka thënë se i ka kërkuar të ndeshet rusit Nurmagomedov.
Edhe Presidenti i FC Prishtinës, biznesmeni Remzi Ejupi e ka takuar Nurmagomedovin.
Ejupi e ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për Kosovën, me njeriun më të përfolur në botë ditëve të fundit.
“I thash që të përkrahim dhe se e ke mbështetjen tonë në Kosovë dhe se ju kemi gëzuar fitores tënde të fundit. Gjithashtu, i thash se të presim krahëhapur në Kosovë”, ka treguar Ejupi për Zërin.
Ndërkohë, Khabib ia ka kthyer Ejupit se e njeh Ilir Latifin, sportistin e njohur nga Kosova me nënshtetësi suedeze, që garon po ashtu në artet e përziera marciale.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...