Ministri i Sportit në Itali më në fund po jep sinjale pozitive për sportin.
Spadafora është në pritje të përgjigjes së menjëhershme për protokolin mjekësor, derisa Serie A po pret për rifillimin e saj.
Pandemia Covid-19 ka mbyllur të gjitha sportet që nga fillimi i marsit. Stërvitjet në disa vende kanë filluar në seanca individuale, por Spadafora do të thotë se gjithçka do të rikthehet në normalitet, hap pas hapi.
“Ne do të mësojmë menjëherë verdiktin e komitetit shkencor për protokolin mjekësor të FIGC. Ne gjithashtu jemi gati të propozojmë udhëzime komitetit, për seancat stërvitore përfshirë të gjitha skuadrat sportive, dhe udhëzime për hapjen e qendrave stërvitore, në mënyrë që të rifillojmë aktivitetet sportive”, ka shtuar ministri.
“Kështu, hap pas hapi, sporti do të kthehet. Do të jetë më i fortë se kurrë”, ka shtuar ndër të tjerash Spadafora.
Në Itali ka akoma disa skuadra të futbollit në të cilat po paraqiten raste pozitive me Covid-19, por stërvitjet individuale po vazhdojnë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj