Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, kanë inspektuar punimet në Stadiumin e Prishtinës.
Ministri Gashi ka bërë të ditur se kanë mbetur 2 javë deri në përfundimin e punimeve në stadium. Sipas tij më 28 korrik do të zhvillohet ndeshja testuese dhe se stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.
“Jo vetëm që pritet por ka qenë punë e jona ditore ekipore e ministrisë, federatës dhe kompanisë për të arritur atë qëllim, nuk ka më dilema, lojërat do të luhen këtu. Lojën e parë testuese do ta kemi me datën 28, para kësaj date ndoshta do ta kemi edhe një ndeshje miqësore testuese mes federatës artistëve e politikanëve dhe pastaj ta inaugurojmë që të jetë i gatshëm për zhvillimin e lojërave”.
Gashi shtoi se të gjithë janë pajtuar, përfshirë edhe komunën, që stadiumi të marrë emrin e Fadil Vokrrit, por tha se këtë vendim duhet ta marrë Kuvendi Komunal i Prishtinës si pronare e stadiumit.
“Ju e dini që stadiumi është në pronësi të komunës edhe vendimin për vendosjen e emrit të Fadil Vokrrit e merr gjithashtu Kuvendi Komunal i Prishtinës. Të gjithë kemi propozuar dhe jemi dakoruar që ta mbajë emrin Fadil Vokrri dhe kemi pajtueshmëri edhe nga kryetari i komunës dhe lidershipi komunal që ta mbajë emrin e Vokrri”.
Ndërsa edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se ndeshjet do të fillojnë nga muaji shtator, raporton EO.
“Sipas planeve dhe punëve që janë bërë është vetëm përfundimi, gjërat janë vetëm në montim dhe shpresoj dhe besoj që do ti fillojmë ndeshjet që nga shtatori me ekipin nacional A dhe klubet
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...