Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin e xhudos Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Xhudo në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë.
Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulminante në Garat Ndërkombëtare, Erza Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq Driton Kuka 2 mijë e 500 euro.
Ministri Gashi uroi xhudisten Muminoviq për suksesin e arritur në Kampionat. “Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme”, tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi. Ai po ashtu tha “presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajnerNew.
Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna. Ata theksuan se Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë./arbresh.info/
Një skiator humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...
Gjykata Speciale edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë ...
10 këshilla që ju duhen në jetë
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
“Ti ke dashtë me m’puthë!”- Tensionohet situata mes Drilonit...