Në vazhdën e konkretizimit të legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot dy vendime.
Me njërin vendim caktohet vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportet Kolektive dhe Individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe, A, B, C dhe D.
Grupi A ndahet në: Federatat të cilat merren me Sporte Kolektive dhe kanë vlerën e pikës në shumë prej 3.250 euro, dhe Federatat të cilat merren me Sporte Individuale dhe kanë vlerën e pikës në shumën prej 1.650 euro, njofton MKRS-ja, përcjell arbresh.info.
Për grupin B vlera e pikës është 1.500 euro, për grupin C vlera e pikës është 1.100 euro dhe për grupin D vlera e pikës është 800 euro.
Ndërkaq, me vendimin tjetër caktohet vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportistët dhe Trajnerët. Për sportistët vlera e pikës është në shumë e 120 euro po aq sa është edhe prej trajnerët.
Për të dyja vendimet Departamenti i Sportit do të jetë i obliguar t’i zbatojë në raport me caktimin e përkrahjes financiare të federatave sportive në Kosovë.
Ministri Gashi u shpreh se vendimet që ka nënshkruar për caktimin e vlerave financiare mund të konsiderohen si një lloj formule se si do të përkrahen federatat e sportit në vendin tonë.
“Me vendimet e nënshkruara është vënë baza se si dhe sa do të financohen nga shteti federatat e sportit në Republikën e Kosovës. Konsideroj se kategorizimi dhe përcaktimi i vlerës financiare për poentimin e një pike, do të jenë motivim që federatat të punojnë edhe më shumë në zhvillimin e garave, të fokusohen në rritjen e cilësisë dhe në masivizim”, ka thënë ndër të tjera ministri.
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...