Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vendosur që një pagë mujore të tij ta ndajë për të kontribuuar që futbollistët kosovarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të paguajnë gjobat e shqiptuara nga FIFA.
“Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë”, ka thënë Hasani, njofton Klan Kosova.
“Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe”.
“Vazhdoni, djema e na bëni krenar!”.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje