Transferimi më i ri i Liverpool, Takumi Minamino ka thënë se është i gëzuar që ka debutuar për kampionin e Evropës.
Japonezi u transferua në “Anfield” nga RB Salzburg për 7.5 milionë euro, ndërsa dje bëri debutimin e parë në fitoren kundër Everton, transmeton portali arbresh.info.
Minamino u shpreh se është shumë i lumtur dhe beson që mënyra e lojës është e njëjtë si në klubin austriak, mirëpo duhet të përshtatet ende më mirë.
“Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës. Ishte një ndër ndeshjet më të vështira, por e di që Premierë Liga do të ishte kështu, andaj nuk u befasova”
“Mënyra e lojës është si në Salzburg, por sistemi është i ndryshëm. Mendoj se është stadiumi më i mirë për ndonjë futbollist. Fansat janë shumë të mirë”
Ndeshja e radhës për “Reds” është kundër Tottenham./arbresh.info.
Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Filipine: Nuk raportohet pë...
Trumpi zgjedh Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes
Shpërthime në Kiev pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë
UEFA dekegon gjyqtarët Rumani – Kosovë, danezi kryesor...
Si u shndërrua Deti Kaspik në fushëbetejë?
Kancelari Scholz para Bundestagut, sinjal për fushatën zgjed...