Yerry Mina beson se Kolumbia e meritoi fitoren në xhiron e 1/8-së kundër Anglisë pavarësisht eliminimit të tyre në penalti nga Kampionati Botëror.
Mbrojtësi i Barcelonës ka shënuar tri gola gjatë turneut, përfshirë golin e barazimit kundër “Tre Luanëve” mbrëmjen e së martës që dërgoi ndeshjen në vazhdime, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një goditje e madhe”, ka thënë ai për ‘Mundo Deportivo’.
“Ne nuk e merituam humbjen, ne kemi bërë më shumë se Anglia dhe është për keqardhje që ne nuk arritëm të vendosim ndeshjen para penaltive”
“Është një goditje për të gjithë grupin. E falënderoj Zotin sepse ai më lejoi mua të shënojë një tjetër gol të rëndësishëm për vendin tim dhe me të vërtetë mendova se në kohë shtesë ne mund të fitojmë”
23-vjeçari u transferua te gjiganti katalunas nga Palmeiras në muajin janar, por ka bërë vetëm paraqitje për ata në gjysmë sezonin e tij./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...