Milwaukee Bucks fitoi Kupën në NBA

09:32 | 18 Dhjetor 2024
D.H

Basketbollistet e Milwaukee Bucks fituan Kupën e NBA-së duke mundur në finale Oklahoma City Thunder me rezultat 97:81.

Milwaukee e kishte më të lehtë të merrte fitore pas një paraqitje të jashtëzakonshme nga Giannis Antetokounmpo, i cili regjistroi një performancë triple-double dhe u bë MVP i Kupës NBA.

Ylli grek shënoi 26 pikë me 19 kërcime dhe 10 asistime në finale derisa Damian Lillard shtoi 23 pikë të tjera.

Nga ana tjetër, Shai Gilgeous-Alexander shënoi 21 pikë për OKC, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Në këtë mënyrë, Milwaukee pasoi Los Angeles Lakers si fitues të Kupës NBA dhe çdo lojtar i Bucks mori gjysmë milioni dollarë si çmim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme