Sulmuesi i Kosovës dhe Norwich Cityt, Milot Rashica ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për golin e shënuar sot (e shtunë) ndaj Liverpoolit, gol që ishte i parë për të në Ligën Premier.
Liverpooli fitoi me rikthim me rezultat 3-1 në Anfield ndaj Norwichit në kuadër të javës së 26-të.
Golat për Reds u shënuan nga Sadio Mane (64’), Salah (67’) dhe Luis Diaz (81’), ndërsa për mysafirët djaloshi nga Kosova, Rashica (48’).
Ky ishte goli i parë i djaloshit vushtrrias në kampionatin elitar anglez dhe tashmë ai ka disa fjalë pas ndeshjes.
Rashica ka reaguar për golin dhe rezultatin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“I zhgënjyer me rezultatin sot, por i lumtur që shënova golin tim të parë në Ligën Premier për Norwich Cityn”, ka shkruar Rashica në profilin privat.
Ndryshe, Rashica u transferua te klubi anglez gjatë verës nga Werder Bremen për një shifër prej 11 milionë eurosh.
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...