Milot Rashica mund të largohet nga Serie A, për të kaluar në Premierligën angleze.
Sipas mediave britanike, ylli i Përfaqësueses së Kosovës, mund ta braktis Vitessen për të kaluar në Angli.
Klubi i njohur anglez Newcastle United është i interesuar të nënshkruajë me 21-vjeçarin, raporton The Mirror, transmeton arbresh.info.
Rashica është në radarin e Newcastlet, derisa për shpërbimet e tij, klubi aktual Vitesse thuhet se kërkon rreth 4 milionë funte.
Deri tani me Vitessen – në gjithsej 12 paraqitje titullar në kampionatin holandez – Rashica ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste, sipas faqes së statistikave Whoscored.
Kurse, në sezonin 2015-16, mesfushori kishe shënuar dy gola dhe kishte dhuruar 10 asiste, në gjithsej 31 paraqitje me klubin holandez.
Rashica shihet si shpëtimtari i Newcastles, pasi skuadra e Rafael Benitezit është në krizë të rezultateve – dhe rrezikon rënien në Championship.
Newcastle United aktualisht renditet në pozitën e 16-të në tabelë me 15 pikë pas 16 xhirove të luajtura, duke rrezikuar seriozisht rënien nga liga. /arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...