Milot Rashica ka një mesazh për Werderin

19:16 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Milot Rashica i ka dërguar një mesazh tifozëve të Werderit, pas ndeshjes së fundit në Bundesliga ku ai luajti titullar, raporton, insporti,com. Futbollisti  i Kosovës luajti titullar deri në minutën e 62′, në barazimin 1:1 të Werderit ndaj Leipzig në fundjavë.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Werderit renditet në pozitën e 12-të në Bundesliga, me 37 pikë pas 30 xhirove.

Rashica pas kësaj ndeshje ka reaguar në rrjete sociale duke motivuar ekipin, ku në ‘Twitter’ ka shkruar “Le të vazhdojmë Werder Bremen”.

21-vjeçari me ekipin gjerman ka shënuar një gol në 5 paraqitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme