Google ADS

Milot Rashica dështon keq në Superkupën e Holandës, e huq penalltinë (VIDEO)

11:03 | 8 Gusht 2017
Arbresh.info

Feynoord ka fituar  Superkupën e Holandës pasi ka mposhtur me anë  goditjeve të penalltive Vitessen.

Kampionët kanë kaluar në avantazh që në minutat e para, ku në minutën e 7 Tornstra ka shënuar gol, ndërsa Vitese ka arritur të barazojë shifrat në minutën e 58 me anë të një penalltie të realizuar nga Butner.

Pas mbarimit të kohës së rregullt në barazim skuadrat u janë drejtuar 11-metërshave. Vitese ka gabuar  në penalltitë e para, ku penalltinë e dytë e ka humbur lojtari i Kosovës, Milot Rashica.

Ndërsa ata të Feyenonrdit janë treguar më të saktë pasi i kanë realizuar saktë 4 penalltitë e tyre, çka i mundësuan edhe fitimin e Supërkupës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme