Milot Rashica afër kalimit të Aston Villa, gati kontrata pesëvjeçare

18:28 | 4 Tetor 2020
Arbresh Info

Ylli i Werder Bremen-it, Milot Rashica është shumë afër që të transferohet të gjiganti anglez Aston Villa.

Kosovari që nga fillimi i afatit veror ishte i lidhur me largimin, derisa flitej për kalimin të shumë skuadra të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.

Rashica shpresonte që RB Leipzig-u ta transferonte, por nuk arriti marrëveshje me Werder-in shkaku i çmimit të lojtarit.

Tani ylli ‘dardan’ është i hapur për kalimin të Aston Villa duke marrë parasysh formën e mirë që ka klubi anglez.

Rashica të Villa do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, kurse klubi gjerman do paguhet 18 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme