Crystal Palace nuk e dinte, por sapo James Milner shënoi penalltinë e Liverpool në fundin e pjesës së parë, ata nuk kishin asnjë mundësi për të fituar ndeshjen e luajtur të hënën në mbrëmje.
Crystal Palace kishte 45 minuta në dispozicion për të ndryshuar fatet e ndeshjes, por e kaluara tregon se e kishte të pamundur sepse historia tregon se sa herë që shënon Milner, skuadra ku luan mesfushori nuk humbet.
Liverpool fitoi 2-0, me golin e Mane në sekondat e fundit, duke konfirmuar edhe një herë rekordin mbresëlënëse të Milner.
32-vjeçari ka shënuar 49 gola në Premier League dhe në këto ndeshje skuadra ku ai ka luajtur ka fituar 39 ndeshje dhe ka barazuar 10 ndeshje.
Ky rekord ka nisur në vitin 2002, kur atëherë 16-vjeç, Milner shënonte për ekipin e Leeds kundër Sunderland dhe ekipi tij fitonte 2-1.
Rekordi i dytë i Milner është që me penalltinë e kthyer në gol ndaj Crystal Palace ai shkruan emrin tij në librat e historisë së Premier League me tetë 11-metërsha radhazi të shënuara.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita