James Milner, mesfushori i Brighton tashmë është pjesë e historisë së Premier League, kjo pasi 38-vjeçari me aktivizimin në kampionat përballë Wolves në fundjavë ka parakaluar një legjendë si Ryan Giggs, sa u përket paraqitjeve në kampionatin anglez.
Ish-mesfushori i Liverpool dhe Manchester Cityt tashmë numëron 633 ndeshje në Premier League, duke lënë pas me 632 ndeshje ish-mesfushorin e Manchester United, Giggs që luajti në “ishull” në periudhën 1992-2014.
Sa i përket rekordit, Milner tashmë është 20 ndeshje larg Gareth Barry, ish-lojtarit të Aston Villas dhe Manchester Cityt, por 38-vjeçari anglez ka kontratë me Brighton deri në verë dhe për të barazuar këtë rekord ky sezon nuk mjafton sepse deri më tani në Premier League janë zhvilluar 21 javë.
Tani edhe pse në fundin e karrierës, Milner mund të ketë një arsye më shumë për të vijuar karrierën e tij në Premier League, pasi është shumë pranë një rekordi sa të veçantë, por edhe historik./ss
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...