Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Unitedin.
Daily Mail raporton se një takim mes përfaqësuesve të Unitedit dhe menaxherit të Milinkovic-Savic, Mateja Kezman, pritet të mbahet sot në Londër.
Megjithatë, edhe pse është arritur marrëveshje pesëvjeçare në parim, gazeta britanike paralajmëron se kalimi i mesfushorit në Unitedi varet nga kalimi i Paul Pogbas në Real Madrid.
24-vjeçari është synimi kryesor i Unitedit për ta zëvendësuar Pogban, nëse francezi i bashkohet Realit.
Lazio, ndërkohë, është e gatshme ta shesë atë për çmimin e duhur, i cili thuhet të jetë rreth 100 milionë euro. /Gazeta Express/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë