Arkadiusz Milik ka qenë njëri nga sulmuesit më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.
Shumë skuadra janë vënë pas polakut, por në fund nuk ndodhi asgjë konkrete dhe ai vazhdoi te Napoli.
Roma, Juventus, Everton, Tottenham Hotspur, Fiorentina e Atletico Madrid ishin vënë pas tij.
Megjithatë më së afërmi ishte Roma, por në momentet e fundit dështoi transferimi i tij në kryeqytetin italian.
Tani lojtarit ka ndarë mendjen dhe dëshiron të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit.
Napoli ka pranuar ta shes atë në janar në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm.
Klubi italian është gat ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë rreth 10 milionë euro.
Everton, Tottenham Hotspur, Fiorentina dhe Roma vazhdojnë të interesohen për lojtarin dhe pritet të dalin me oferta zyrtare në janar. /Telegrafi/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë