Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik është larguar nga skuadra e Polonisë për ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Izraelit dhe Sllovenisë për shkak të një lëndimi.
Sulmuesi është rikthyer te Napoli dhe do të ekzaminohet nga drejtorët e klubit brenda ditëve të ardhshme për të parë se sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info.
Mendohet se lëndimi i fundit ka të bëjë me atë që e la edhe jashtë fushës në barazimin 0 me 0 kundër Genoas vikendin e kaluar.
Siç qëndrojnë gjërat, Milik me gjasë do të mungoj javën e ardhshme ndaj Milanit më 23 nëntor.
25-vjeçari ka shënuar pesë gola në Serie A këtë sezon te Napoli./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...