Miliarderi rus është duke kërkuar blerës serioz dhe ofertat tashmë kanë nisur t’i vijnë.
Robert Wood Johnson, pronar i New York Jets, është duke e përgatitur një ofertë për ta blerë klubin anglez, shkruan “Gazeta Express”.
Manjati amerikan e njeh mjaft mirë klubin dhe Premierligës, duke e pasur parasysh se ka banuar për një kohë të gjatë në Londër gjatë periudhës kur ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbetet të shihet nëse oferta e tij do të konsiderohet si e kënaqshme për Abramovichin.
Ky i fundit ka vendosur t’i shesë krejt pronat dhe gjithçka që ka në Britaninë e Madhe pasi u shpall “persona non-grata” në këtë vend, derisa ju ndalua hyrja dhe jetesa në ishull.
E pjesë e shitjeve të miliarderit me pasaportë izraelite është edhe klubi i Chelseat, të cilin e kishte blerë në vitin 2003, e me të cilin ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll.
Abramovich thuhet se i kërkon afro 3 miliardë funte për shitjen e klubit nga “Stamford Bridge”.
Krahas miliarderit amerikan, thuhet se interesim për ta blerë Chelsean kanë shprehur edhe sheikët arabë. /Gazeta Express/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë