Në konferencën për shtyp në Mançester të Anglisë, trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski u pyet nëse ndjen keqardhje që futbollist si Jasir Asani nuk janë pjesë e ekipit, marrë parasysh golin që Asani shënoi për Shqipërinë.
Trajneri Milevski tha se Jasirit i kanë ofruar gjithçka, por që ai vendosi të luajë për Shqipërinë.
“Për më tej është vendim i tyre i lojtarëve për të zgjedhur se me cilën përfaqësuese duan të luajnë. Nuk është kontestuese se Jasir Asani ka pasur gjithmonë kualitet për të luajtur, i ofruam gjithçka për të luajtur për Maqedoninë.
Ka luajtur për U21 të Maqedonisë, por për më tutje ishte vendim i tij. Jasiri i dëshiroj çdo të mirë dhe shumë suksese në lojërat e përfaqësueses që ai e ka zgjedhur”, tha Milevski.
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli