Milan ka luajtur baras me rezultat 3-3në udhëtim ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit italian.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët ia dolën të shënojnë përmes Nadir Zorteas në minutën e dytë për 1-0.
Gjithsesi, Milani reagoi shpejtë duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 15-të përmes Rafael Leaos i cili e mposhti portierin shqiptar Alen Sherri.
Ishte pikërisht ylli portugez ai i cili shënoi sërish për t’i dhënë epërsinë Milanit në këtë takim prej 2-1 në minutën e 40-të.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Cagliari e gjeti edhe një herë tjetër golin e barazimit, kësaj radhe me anë të Gabriele Zappas (47’) i cili realizoi për 2-2, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Zappa arriti që të shënojë kësaj radhe golin e rregullt në minutën e 53-të për 2-2 pas një gabimi katastrofal nga lojtarët e Milanit.
Për ta rikthyer sërish avantazhin për ‘Rossonerët’ u përkujdes Tammy Abraham (69’) i cili u gjend mirë në zonë për ta shfrytëzuar një top të kthyer për rezultatin 3-2.
Cagliari arriti të gjejë golin edhe një herë përmes Gabriele Zappas (89′) i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 3-3.
Pas këtij barazimi, Milani shkon në kuotën e 18 pikëve të grumbulluara në Serie A dhe mban pozitën e shtatë në tabelë./Telegrafi/
Ana Kabashi e bën publike datën e publikimit të këngës së re
Kontingjenti i FSK-së kthehet nga operacioni `Interflex`
Vitin tjetër nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Madh...
Arrestohet i mituri në Kamzës, kanosi me armë zjarri bashkëm...
Kuçi: Jam i pafajshëm, s’kam asgjë për të fshehur
Vrasja e 2023-tës në Gjilan, dënohet me 20 vite burgim i aku...