Milani zbulon skuadrën për ndeshjen kundër Romas

14:08 | 2 Shkurt 2019
Arbresh Info

AC Milani ka publikuar skuadrën e tyre në dispozicion për ndeshjen e ardhshme derbi kundër AS Romas.

Cristian Zapata dhe Pepe Reina vazhdojnë të jenë edhe jashtë si të lënduar para përballjes së madhe të së dielës kundër AS Romas, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi Zapata dhe portieri Reina vazhdojnë të jenë ende në tavolinën e trajtimit.

Jack Bonaventura, Lucas Biglia dhe Mattia Caldara janë mungesa afatgjate të “Rossonerëve” dhe nuk janë përfshirë në skuadër.

Takimi mes AC Milanit dhe AS Romas fillon të dielën në ora 20:30./arbresh.info/


Skuadra e plotë e AC Milanit për ndeshjen kundër AS Romas: A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paquetá; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme