Përveç se do vijë të zbarkojë në fushë, AC Milan edhe zyrtarisht ka konfirmuar se do ta sjellë në Kosovë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Gjiganti italian do ta luajë një ndeshje miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikeli më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kompania që ka organizuar këtë ndeshje ‘’AS Events’’ ka konfirmuar se ‘Rossonerët’ do të sjellin në kryeqytetin e Kosovës edhe njëri nga shtatë trofetë e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, para pak momentesh kjo kompani njoftoi që ka filluar shitja e biletave.
”Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – Ac Milan. Për të gjithë ata tifoz të cilet do të jenë prezent në stadiumin ” Fadil Vokrri” do të kenë mundësin të shohin për se afermi edhe njëren nga shtatë kupat champions legue live në Prishtinë. Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun e mëposhtëm. http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, thuhej në njoftim.
Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi