Google ADS

Milani vë njërën dorë mbi titull, pas fitores spektakolare ndaj Atalantës – Rossonerët shpresojnë tani në disfatën e Interit

20:00 | 15 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Milani ka triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj Atalantës me rezultat 2-0 në takimin që u luajt në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse shanset për të dyja skuadrat nuk munguan.

Në 45 minutat e dytë, Rossonerët ishin në dijeni që duhej të shënonin dhe të merrnin fitore, për të vënë njërën dorë mbi Scudetton.

Goli i parë i takimit u shënuan në minutën e 56-të, kur Junior Messias asistoi për Rafael Leaon, që çoi në këmbë të gjithë stadiumin San Siro.

Për t’u përkujdesur se fitorja e tyre ka një shije të mirë dhe komode, u përkujdes Theo Hernandez që realizoi për 2-0 në minutën e 75-të.

Deri në fund, lideri i Serie A-së u mbajt mirë, duke marrë kështu tre pikë që me gjasë do t’i sjellin titullin pas më shumë se një dekade.

Pas javës së 37-të, Milani është lider me 83 pikë, pesë më shumë se Interi që është në vendin e dytë.

Kujtojmë se Milani mund të shpallet kampion që sonte, nëse Interi mposhte nga Cagliari që po lufton për mbijetesë në takimin që fillon në ora 20:45.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme