“Rossoneri” po planifikojnë të përforcohen në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm.
Milani është i vendosur të përforcohet në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm.
“Rossoneri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic dhe atij të Napolit, Arkadiusz Milik.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Jovic nuk e ka treguar veten në Madrid që kur ishte transferuar nga Eintracht Frankfurti.
Reali e vlerëson sulmuesin 50 milionë euro.
Kurse, sulmuesi polak po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës me Napolin.
Pasi Milik nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, klubi napolitan do të jetë i detyruar ta shesë atë gjatë kësaj vere.
Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Juventusi.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...