Gennaro Gattuso ka emëruar një skuadër të fortë për ndeshjen e Milanit në kuadër të Kupës së Italisë mbrëmjen e nesërme.
Ka mundësi që të kemi një “Derbi della Madonnia” në çerekfinale, pasi dy skuadrat Milan mund të takohen nëse Interi mposhtë Pordenonen këtë mbrëmje dhe “Rossonerët” triumfojnë ndaj Buteit, transmeton portali arbresh.info.
Gattuso ka emëruar një skuadër të plotë për këtë ndeshje ku edhe yjet si Suso, Nikola Kalinic, Leonardo Bonucci dhe Gianluigi Donnarumma janë të përfshirë.
Portieri rezervë, Marco Storari mungon për shkak të lëndimit, prandaj 18-vjeçari Alessandro Guarnone është në skuadër./arbresh.info/
Skuadra e plotë e AC Milanit ndaj Veronas: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Guarnone, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Paletta, Rodriguez, Romagnoli, Zapata, Biglia, Bonaventura, Borini, Kessie, Montolivo, Zanellato, Cutrone, Kalinic, André Silva, Suso
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe