AC Milan ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi morri një barazim me Napolin me rezultat 1:1.
Milani u mbrojt mirë në “Stadio Diego Armando Maradona” duke shfrytëzuar kundërsulmet për të siguruar një kualifikim tutje.
Napoli e dominoi ndeshjen plotësisht, por nuk rrezikuan shumë.
Gjatë 45 minutave të parë ishin “Rosonerët” ata që rrezikuan më shumë, pavarësisht se nuk patën topin.
Rastin ideal e pati Olivier Giroud nga pika e bardhë, por Meret e priti goditjen e francezit.
Por, Giroud e përmisoi gabimin e tij, ku pas një depërtimi fantastik të Rafael Leaos, sulmuesi francez u gjend në vendin ideal për të shënuar golin e parë në ndeshje.
Dominimi i Napolit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por rasti më i mirë nuk erdhi deri në minutën e 82-të, kur u akordua penallti.
Por, Khvicha Kvaratskhelia nuk mundi ta kalojë Maignanin.
Napoli në minutat e fundit të ndeshjes arriti ta ngushtoj epërsinë, me golin e Osimhen, por që nuk ishte i mjaftueshëm.
Milan fitoi me rezultat të përgjithshëm 2:1, pas fitores 1:0 në “San Siro”.
Milani në gjysmë finale takohet me fituesin e takimit Inter – Porto./Arbresh.info/
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...