Milani shpreson të mposhtë Arsenalin me ndryshim të formacionit

09:01 | 15 Mars 2018
Arbresh Info

Derisa AC Milani synon të rikthehet nga disavantazhi prej dy golave kundër Arsenalit në Evropa Ligë, trajneri Gennaro Gattuso mund të kaloj në një formacion që i ka shërbyer mjaftë mirë klubit në të kaluarën.

“Rossonerët” kanë rikthyer sezonin e tyre nën udhëheqjen e ish mesfushorit të tyre duke shfrytëzuar sistemin 4-3-3, por kjo nuk e ndali klubi londinez që të dal fitues nga ndeshja e parë në San Siro, transmeton portali arbresh.info.

Gattuso tani është duke menduar të shfrytëzoj formacionin 4-4-2 në Emirates mbrëmjen e sotme (e enjte), sistem i cili ishte simbol i skuadrave të Milanit që dominuan futbollin evropian nën Arrigo Sacchin dhe Fabio Capellon.

Kjo lëvizje do të bëjë që Andre Silva së bashku me Patrick Cutronen të qëndrojnë një pozitat e tyre në sulm, por Suso do të tërhiqet prapa si një anësor i krahut të djathtë që mund të sulmoj me dëshirë.

Në anën tjetër, fituesi i Kampionatit Botëror 2006 ende nuk ka vendosur për të shfrytëzuar Hakan Calhanoglun apo Giacomo Bonaventuran, megjithëse italiani shihet më shumë si favorit për shkak se do të ofrojë më shumë bilanc taktik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme