Google ADS

Milani shënon fitore të madhe ndaj PSG-së

23:01 | 7 Nëntor 2023
KRG

Milani ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Paris Saint-Germainit, për të mbetur në garë për dy pozitat e para në Grupin F në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi me përmbysje ndaj kampionëve në fuqi të Francës, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:1.

Parisienët kaluan të parët në epërsi me golin e Milan Skriniar (9’), por reagimi i vendasve ishte i shpejt dhe pas tre minutash barazuan shifrat përmes Rafael Leao (12’).

Pjesa e parë u mbyll baras, teksa “Rossonerët” siguruan fitoren në pjesën e dytë me golin e Olivier Giroud (50’).

Për gjigantin italian kishte kjo fitorja e parë në grup, krahas dy barazimeve e një humbjeje, kurse për PSG-në humbja e dytë, krahas dy fitoreve.

Milani pas kësaj fitore ka 5 pikë dhe tani renditet i treti në grup.

Paris Saint-Germaini ka humbur pozitën e liderit, duke u renditur tani i dyti me 6 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme