Google ADS

Milani sfidon Juventusin dhe Interin për Tonalin

09:33 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Klubi i madh italian, Milani është i fundit që ka shprehur interesim dhe e do në radhët e veta talentin italian Sandro Tonali.

Ylli i Brescias ka kapur vëmendjen e shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e tyre edhe të tre gjigantëve italianë për shkak të performancave të tij në Serie B.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është duke udhëhequr garën për shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Por, Interi dhe Milani kanë gjithashtu shanse për të transferuar, pasi drejtori sportiv i këtyre të fundit e ka shikuar atë për disa muaj dhe i riu ka pranuar se ai është një tifoz i Rossonerëve.

Kështu, Milani është i gatshëm të konkurrojë deri në fund me Juventusin dhe Interin për nënshkrimin e mesfushorit 18-vjeçar.

Çmimi i mesfushorit të ri italian mendohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme