Milani do të përballet me një garë për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseas, Cesc Fabregas, për shkak se raporte të ndryshme pretendojnë se Monaco është gjithashtu e interesuar.
“Rossonerët” janë duke kërkuar nënshkrimin me spanjollin në muajin janar ndërkohë që kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, skuadra në Premierë Ligë është duke kërkuar për më shumë se 10 milionë euro, ndërsa Milani nuk ofron më shumë se 8 milionë.
Tani, ‘Gazzetta dello Sport’ është duke raportuar se Monaco është gjithashtu e interesuar derisa ata kërkojnë të shtojnë eksperiencë në skuadrën e tyre që është duke luftuar aktualisht dëbimin nga Liga 1.
Skuadra franceze do të jetë e gatshme për të plotësuar kërkesën nga Fabregas për një pagë 5 milionëshe për sezon, gjë që është më e arritshme për ata sesa Milanin./arbresh.info/
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese