Armando Broja do të largohet nga Chelsea dhe kjo tanimë është e sigurt.
Sulmuesi shqiptar është përjashtuar nga skuadra e parë e Chelseat nga trajneri Enzo Maresca i cili nuk llogarit në shërbimet e tij dhe dy yjeve të tjerë si Romelu Lukaku dhe Trevoh Chalobah.
Megjithatë mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën ylli shqiptar, pasi ofertat nuk mungojnë në drejtim të tij.
Milani është rikthyer në garë për sulmuesin dhe dëshiron një zëvendësim të spanjollit Alvaro Morata.
Rossonerët e duan shqiptarin si huazim me të drejtë blerje, megjithatë Chelsea nuk është bindur ende nga kjo ofertë.
Londinezët synojnë që nga shitja e Brojës të fitojnë 40 milionë euro, shumë që Milani nuk është gati ta shpenzoj për momentin.
Interesim për talentin shqiptar kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Ipswich Town, Everton dhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/
Petkoviq: Ramë dakord për krijimin e një komisioni të përbas...
Skoci/ Ndalohet përdorimi i WhatsApp nga funksionarët e qeve...
Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjet...
Japonia përgatitë planin/ Synohet që 50% e energjisë elektri...
Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës donacion afro 300 mij...
Marrëveshja në Bruksel, reagon Komisioni Qeveritar për Perso...