Milani ka refuzuar ofertën e Napolit për mbrojtësin e majtë Riccardo Rodriguez, duke lejuar që PSV Eindhoven të kthehet në garë për të nënshkruar lojtarin.
Rodriguez është lidhur me një largim nga San Siro që kur humbi vendin e tij si titullar nga Theo Hernandez.
Një lëvizje drejt Fenerbace dështoi dhe një marrëveshje me ekipin holandez PSV Eindhoven dukej afër, përpara se Napoli të deklaronte interesin e tyre për 27-vjeçarin.
Trajneri i Napolit, Rino Gattuso është një admirues i madh i Rodriguez dhe do të dëshironte një ribashkim në San Paolo.
Sidoqoftë, Gianluca Di Marzio i Sky Sport Italia raporton se kuqezinjtë kanë thënë ‘jo’ për një marrëveshje të mundshme për Rodriguez, duke lejuar edhe një herë PSV të kthehet në gjueti për reprezentuesin zviceran.
Rodriguez u bashkua me Milanin nga Wolfsburgu në verën e vitit 2017, ndërsa nga atëherë ishte titullar i padiskutueshëm. /Telegrafi/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...