Milani e ka prezantuar edhe zyrtarisht Alessandro Florenzin.
Përmes një njoftimi, Rossonerët kanë njoftuar se kanë transferuar mbrojtësin e krahut nga rivali në Serie A, Roma.
“AC Milan është i lumtur të njoftojë për nënshkrimin e Alessandro Florenzi nga AS Roma në një marrëveshje fillestare huazimi, me opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm. Lojtari ka nënshkruar për Rossonerët deri më 30 qershor 2022 dhe do të vesh fanellën me numrin 25”, thuhet fillimisht në komunikatë.
“Një Kampion Evropian i sapo-kurorëzuar, Florenzi shënoi pesë gola në 18 ndeshje për U21 të Italisë dhe ka vazhduar të bëjë 45 paraqitje për ekipin e Azzurrëve, duke gjetur rrjetën në dy ndesje”.
“I lindur në Romë më 11 mars 1991, Alessandro kaloi nëpër nivelet e të rinjve të AS Roma, ku bëri debutimin e tij në Serie A në maj 2011. Në 2011/12, ai shënoi njëmbëdhjetë gola në 37 paraqitje për Crotonen, pas së cilës u kthye në Romë. Gjatë tetë sezoneve të ardhshme në kryeqytet, ai luajti 278 ndeshje duke gjetur rrjetën 28 herë. Ai u transferua në Valencia në janar 2019 dhe më pas kaloi sezonin 2020/21 në PSG, ku shënoi dy gola në 36 paraqitje dhe fitoi Kupën Franceze dhe Super Kupën Franceze”, thuhet më tej.