Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se kuqezinjtë janë duke punuar për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve dhe se Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer kanë ndikuar në rritjen e skuadrës.
Milani e mbizotëroi futbollin italian në vitin 2020 dhe e përfundoi vitin në krye të renditjes në Serie A, me një pikë epërsi ndaj rivalit, Inter. Arteta konfirmon se Arsenali do t’i largojë shumë lojtarë në janar, ndër ta dhe Mustafin.
Por pavarësisht se kuqezinjtë janë liderë në ligë, Pioli thekson se synimi kryesor i skuadrës së tij është rikthimi në Ligën e Kampionëve.
“Ne do të punojmë për t’u përmirësuar. Dhe, po, për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk na ka kërkuar asgjë, sepse nuk dëshiron të na bëjë presion”, tha Pioli.
“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer Milanin aty ku duhet të jetë: në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...