Milani nis spastrimet e lojtarëve me peshë për të kursyer pagat e larta që ata marrin.
Lucas Biglia tashmë 34-vjeç është futbollisti i dytë i paguar më mirë te kuqezinjtë me 3.5 milionë euro në sezon dhe lihet pas vetëm nga portieri Gigio Donnarumma, por duke parë edhe moshën e madhe të argjentinasit, Milani do ta largojë në fund të sezonit pasi ka vendosur të mos i rinovojë kontratën që i skadon në këtë verë.
Arsyet dihen tashmë, pasi politikat e reja të vendosura nga Gazidis në klubin kuqezi janë që tavani i pagave të lojtarëve të mos e kalojë shifrën prej 2 milionë eurosh në sezon, përjashtim mund të bëjë vetëm ndonjë individ i veçantë.
Lucas Biglia u transferua nga Lazio te Milani në verën e vitit 2017-të për 16 milionë euro, por tashmë do të largohet pa lënë asnjë shenjë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...